Tuchel shpjegon pse e inkuadroi dhe e nxori nga loja sulmuesin Hudson-Odoi

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel nuk është ndarë aspak i kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Southamptonit në Premier League, sidomos me disa prej lojtarëve të skuadrës së tij.

Minamino e kaloi Southamptonin në epërsi në minutën e 33’, por rezultatin e barazoi Mason Mount në minutën e 54’ nga pika e bardhë, përcjell KosovaPress.

Ky ishte një rast i humbur nga Chelsea për të vazhduar presionin mbi Manchester United dhe Evertonin që mbajnë pozitat dy dhe tre.

Gjatë ndeshjes, Tuchel mori një vendim befasues kur vendosi që ta largonte nga loja sulmuesin Hudson-Odoi në minutën e 76’ edhe pse ai ishte inkuadruar vetëm 30 minuta më herët duke e zëvendësuar sulmuesin Tony Avraham, pwrcjell KosovaPress.

Në lidhje me këtë situatë, pas ndeshjes Tuchel deklaroi:

“Në lidhje me Hudson, unë nuk isha i kënaqur me energjinë, qëndrimin dhe presionin e tij, kështu që ne vendosëm ta largojmë nga loja sepse ne kërkojmë shumë. Ne kërkojmë 100 përqind dhe kisha ndjesinë që ai nuk po e jepte maksimumin për të na ndihmuar. Pra, vendimi për sot, është një vendim i vështirë për lojtarët që të hyjnë në lojë dhe pastaj largohen, por nesër do të harrohet dhe ai ka të gjitha mundësitë për të startuar në ndeshjen kundër Atleticos.”, tha Tuchel.

Kategoritë
LajmeSport