Tri komuna në vend rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025

Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025. Kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore. Kështu është theksuar në raportin “Projektbuxheti 2025- analizë e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore”, e organizuar nga Instituti GAP.

Blendi Hasaj nga ky institut, ka thënë se suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve, veçanërisht te investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim.

Ai derisa ka folur për buxhetin e vitit 2025, ka thënë se investimet kapitale do duhej të merrnin një fokus të veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja.

“Suksesi i këtij planifikimi varet edhe nga dinamika e shpenzimeve veçanërisht tek investimet kapitale të cilat shpesh rezultojnë me nënshpenzim…Tek investimet kapitale parashihet një rritje e buxhetit prej 71 milionë euro krahasuar me vitin 2024, këtu, pjesa më e madhe e projekteve janë të bartura nga viti në vit, konkretisht nga rreth 928 milionë euro të buxhetore për investime kapitale, 90 për qind e tyre janë investime shumëvjeçare apo të bartura nga vitet e kaluara. Kur jemi në këtë pikë, një analizë që e kemi përfshirë ka të bëjë me efikasitetin jo të madh të institucioneve për të realizuar investimet kapitale, një gjetje e raportit tregon se janë mbi 264 projekte në projektbuxhetin e vitit 2025 e për të cilat datojnë nga periudha 2008-2019, dhe të cilat marrin rreth 258 milionë euro në projektbuxhetin e vitit 2025. Andaj, si çështje do duhej të merrte fokusin e veçantë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe të lirohen mjetet për investime kapitale të reja dhe projekte te reja”, tha Hysaj.

Ndërsa, ka thënë se këtë vit vërehet një shpërndarje më e barabartë e investimeve kapitale të nivelit qendror nëpër komuna.

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë.

“Në shëndetësi, për gjitha institucionet kyçe në këtë sektor është paraparë një buxhet prej rreth 359 milionë euro një rritje prej 6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, kjo përfaqëson rreth 4 për qind % të BPV-së, duke e vendosur Kosovën pas vendeve të zhvilluara dhe të dytën me shpenzimet më të ulëta në rajon. Po ashtu një indikator i cili përmendet edhe në raportin për vendin është që qytetarët ende vazhdojnë të shpenzojnë shumë nga gjepi i tyre si për qindje e gjitha shpenzimeve që bëhen për sektorin e shëndetësisë diku 30 deri në 40 për qind”, tha Hasaj.

Ndërkaq, Hysaj ka thënë se tre komunat e vendit rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore.

“Komunat si Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku, rrezikojnë të mos kenë rritje të buxhetit për vitin 2025 krahasuar me 2024, kjo për shkak se ato nuk e kanë miratuar buxhetin në kohen e duhur, sipas afateve ligjore”, u shpreh ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi