Theu rregullat kundër Covid, restorantit ku Rita Ora festoi 30-vjetorin i ndodh e papritura (Foto)

Rrezikon të mbyllet restoranti “Caza Cruz” ku këngëtarja e famshme, Rita Ora, festoi 30-vjetorin e lindjes. Rita pasi festoi me familjen në shtëpi, vendosi që të organizonte një festë të fshehtë edhe me 30 miq të saj në një lokal.

Si pasojë ata thyen rregullat e vendosura nga autoritetet britanike për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Këngëtarja kërkoi ndjesë publike dhe madje doli vullnetare për të paguar gjobën prej 10 mijë paundësh.

Por skandali vijon akoma, pasi mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë kërkuar t’i heqin licensën e restorantit. Policia ka depozituar një raport duke argumentuar se festa e Ritës “shkelte kufizimet kundër koronavirusit që ishin në fuqi ato ditë dhe në shkelje të kushteve të licencës së lokaleve”.

Policia kërkon që të ndalojë restorantin të “luajë muzikë në ambient të mbyllur si dhe shitjen e alkoolit.” Autoritetet në Kensington dhe Chelsea kanë konfirmuar se do të mbahet një seancë dëgjimore këtë muaj për fatin e restorantit.

Kategoritë
Të ndryshme