Të paktën tetë doganierë janë arrestuar nga aksioni i sotëm në Veri të vendit.
Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Nga ky aksion janë arrestuar tetë doganierë dhe një zyrtar policor për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion”, tha Stavileci për Klan Kosova.
Kurse Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit.“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu.

Aksionin në Veri e ka konfirmuar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.
“Ne kemi asistu Doganën gjatë bastisjeve në veri të Mitrovicës. Për më shumë se sa janë arrestuar, ata prononcohen. Katër lokacione janë bastisur, çdo gjë ka shkuar në rregull. Kanë përfunduar bastisjet”, ka thënë Elshani.
Ai tha për detaje më të hollësishme duhet të flasin nga Dogana e Kosovës, pasi është hetim i tyre.