Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar për temën e faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë. Tahiri vlerësoi se ky është një super-skandal i qeverisë, përcjell Gazeta Express.
Ai shtroi disa pyetje lidhur me këtë çështje.
“Sot jemi mbledhur në Kuvend si deputetë nënshkrues të kërkesë për një debat të jashtëzakonshme në një seancë të jashtëzakonshme me të vetmin qëllim që ta zbardhim një skandal dhe super skandal i cili është i shumti në këto vite e që është në interes të publikut dhe qytetarëve dhe zbatimit të ligjit që të diskutohen disa çështje që janë krucuale në këtë temë. E para cikla është metoda e vendimmarrjes në këtë qeveri? Cili është ndikimi i strukturave joformale , parapolitike në të gjithë vendimmarrjen me paratë publike? Cikli është ndikimi i i politbyrosë së VV-së, në shpërndarjen e buxhetit të Kosovës dhe të zbardhet dhe të shpërfytyrohen njëherë e përgjithmonë niveli më i lartë korruptiv në historinë e Kosovës që ka ndodhur”
Ai foli edhe për mesazhet që janë publikuar në mes të koordinatores së VV-së, Dejona Mihali dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
“Struktura joformale që nuk kanë asnjë rol në Qeveri të Kosovës, nuk kanë funksione publike, sot vendosin për paratë e taksapaguesve të Kosovës. A kuptoni që përmes një pazari negocimi mundohet që paraja publike dhe korrupsioni të instalohet si e mirë publike. A kuptoni që të gjitha veprimet e njëpasnjëshme që ne i kemi diskutu këtu janë duke shpërfaqë dy konkluzione: kjo qeveri ka ardhë në pushtet me mashtrim. Para katër vitesh ka dhënë platformë politike vetëm për me marrë besimin, e atë besim mos me e kthy në të mirë publike të shtetit por me e kthy në të mirë partiake të njerëzve që nuk kanë funksione sikurse që është koordinatorja e VV-së. Ka një aktakuzë që thotë bardhë edhe zi, për një temë që do të duhej të ishte temë e diskutimit në qeveri e joi e diskutimit në zyre e në kafe. Ae kuptoni që Kosova ka ardhur në një stad ku diskutojnë struktura joformale edhe kur duhet me u ndal rryme, e kur duhet me u lëshu rryma”, tha ai.
Tutje ai tha se kjo Qeveri do të ikë më 9 shkurt.
“Edhe fëmija në djep e dinë që kur ik dikush është në faj. Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë janë në faj sepse nuk kanë se si e mbrojnë në asnjë rrethanë dhe në asnjë mundësi një skandal korruptiv që shihet se është bardhë e zi. Nuk kanë mundësi me e mbrojte një marrë që e ka kapulu Kosovën me rastin e ushqimit dhe nuk kanë mundësi me e fsheh bashkëpunimin sekret, konfidencial me të cilën kanë qenë në mburrje që nuk kanë koalicion me Listën Serbe në fakt vendimmarrjen ka ndodh mu me ndihmën e tyre. Nuk mundet me dal në ballë me u ballafaqu sepse nuk kanë argumente. Kjo qeveri do të ikë më 9 shkurt. Do të ikë njëherë e përgjithmonë”, tha ai. /Express/