Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje

Superliga e Shqipërisë vazhdon sot me dy ndeshje interesante në kuadër të javës 17-të.

Kastrioti pret skuadrën e Bylis në shtëpi, ndërsa Kukësi zhvillon ndeshje si mysafirë kundër Skënderbeut, përcjell KosovaPress.

Pas 16 xhirosh, Top 4 e tabelës së Superligës së Shqipërisë përbëhet nga Vllaznia që është në vend të parë, Partizani në të dytin, dhe Teuta me Laçin mbyllin katër vendet e para, respektivisht Teuta në të tretin dhe Laçi në të katërtin.

Në zonën e rrezikut gjenden Apolonia Fier, Bylis dhe Skënderbeu. Pozitën e tetë në tabelë e ka Apolonia Fier me gjithsej 13 pikë, ndërsa në dy pozitat e fundit, në të nëntën dhe të 10-ën gjenden Bylis me Skënderbeun me nga 12 pikë të dyja.

Programi i plotë i ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë vijon si më poshtë.

13:45 Kastrioti (7) – Bylis (9) (Stadiumi i Kastriotit)

13:45 Skënderbeu (10) – Kukësi (5) (Stadiumi i Skënderbeut)

Kategoritë
LajmeSport