Sulm brenda xhamisë te Rruga e Kavajës në Shqipëri, plagosen 5 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë. Një person është futur në ambientet e xhamisë te Rruga e Kavajës, duke plagosur me thikë 5 persona.

“Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur  neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli,  i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, ka bërë të ditur policia.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e  parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni