Shqipëria nuk i vaksinoi mjekët kosovarë që shkuan vullnetarisht, u thuhet të shkojnë të organizuar

Shqipëria nuk i ka vaksinuar mjekët nga Kosova që kanë shkuar në mënyrë vullnetare. Këtë për KOHËN e ka konfirmuar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi i cili ka thënë se mjekët kosovarë duhet të shkojnë në mënyrë të organizuar dhe të kenë vulën e Ministrisë së Shëndetësisë, në mënyrë që të marrin vaksinën kundër Covid-19.

Ai ka thënë se nuk mund të vaksinojnë persona që shkojnë në mënyrë individuale. Njëjtë ka thënë edhe Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Shqipëri, i cili përmes telefoni ka thënë se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri është në pritje të listës nga MSh-ja në Kosovë dhe sindikata e mjekëve për vaksinimin e mjekëve nga Kosova.

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se mjekët nga Kosova mund të vaksinohet në qendrën e vaksinimit në Kukës.

Kategoritë
LajmeRajoni