Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një deklaratë për mediat me presidentin izraelit, Isaac Herzog. Ai tha se Izraeli dhe Shqipëria kanë lidhje historie teksa përmendi pritjen shqiptare të hebrenjve në Evropë. Kreu i qeverisë tha vendi ynë vazhdon të jetë i palëkundur kundër çdo paragjykimi ndaj tyre.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog falenderoi popullin shqiptar për mbështetjen që iu ka dhënë izraelitëve. Në një deklaratë për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ai tha se ndihet i lumtur që ndodhet në Shqipëri ndërsa shtoi se synojnë që të forcojnë lidhjet e forta mes dy vendeve nëpërmjet biznesit.
“I dashur kryeministër, vendi juaj ka treguar edhe njëherë që qëndron krah popullit izraelit ndërkohë që luftojmë të mbrojmë popullin, kufirin dhe civilizim dhe luftojmë për ëndrrën për paqe midis nesh dhe palestinezëve që të gjithë në rajon do jetojnë në paqe. Pengjet ende mbahen në Gaza, në një shkelje të madhe të normave humanitare dhe ndërkombëtare. Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë me një armik terrorist.
Shqiptarët dhe herbenjtë ndajnë një histori të gjatë. Hebrenjtë e Evropës gjetën strehë në Shqipëri gjatë Holokaustit. Kemi shumë për të mësuar me njëri-tjetrin, i kënaqur që gjendem këtu dhe eksplorojmë lidhje të reja. Me mua këtu ka anëtarë të rëndësishëm biznesi në delegacion dhe kjo tregon shumë për afërsinë tonë.
I kënaqur që pata mundësinë t’i diskutojë këto gjëra. Kombi shqiptar qëndroi krah nesh gjatë kohëve të vështira. Më lejoni të mbyll fjalët e mia në shqip. “, tha presidenti izraelit.