Mirëqenia ekonomike llogaritet si arsyeja kryesore e emigracionit nga vendet e Ballkanit.
Arsyet ekonomike, çështjet e sigurisë dhe luftërat janë ndër arsyet kryesore që çojnë njerëzit në lëvizje emigruese. Trendet e fundit flasin se të gjitha vendet e botës me përqindje të caktuara regjistrojnë lëvizje të popullisë, por ndryshojnë arsyet e shteteve nga një shtet tjetër.
Në një hulumtim të fundit të publikuar nga platforma Visual Capitalist u renditën vendet kryesore që kishin emigracion neto më të lartë gjatë vitit 2023.
Nga shtetet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 35 në botë me një numër neto negative të emigracionit prej 25 mijë, ndërsa Kosova në vendin e 31, me një shifër prej 29 mijë. Kurse Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja e Hercegovina, por edhe Mali i Zi kanë një numër neto negativ të emigracionit nën 10 mijë persona.
Të gjitha shifrat të rrumbullakosura janë marrë nga Perspektivat e Popullsisë Botërore të OKB-së 2024.
Por, jo vetëm në nivelin e emigracionit neto, Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e azilkërkuesve edhe nga Ballkani Perëndimor edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azil (EUAA), numri i aplikantëve nga këto dy vende në tremujorin e parë të vitit 2024 ishte dukshëm më i lartë në krahasim me vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Emigracionit në vendet e tjera
Pakistani ka pasur një numër neto negativ të emigracionit prej 1,6 milion njerëz, më i larti nga të gjitha vendet në botë në vitin 2023, sipas të dhënave të Visual Capitalist.
Në Afrikën Verilindore, Sudani gjithashtu ka pasur një numër neto emigracioni në negativ shumë të lartë, rreth 1 milion njerëz për shkak të luftës së vazhdueshme brenda vendit.
Në një situatë të ngjajshme janë edhe kombet e tjera aziatike si India me -980.000 njerëz, Kina -570.000 njerëz si dhe Bangladeshi -550.000 njerëz.
Llojet e emigracionit të popullisve sipas Visual Capitalist ndahet midis vendeve ku emigrantët lëvizin për arsye ekonomike ose politike dhe atyre që janë një zonë konflikti aktive.