Shqipëri, shënohet rekord në rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 87.528 dhe numri i të vdekurve në 1.488

Në Shqipëri është shënuar rekord i ri në rastet pozitive ditore me koronavirusin e ri (COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 të vdekur dhe 1.239 raste pozitive, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 87.528 dhe numri i të vdekurve në 1.488.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 52.933 dhe raste aktive aktualisht janë 33.107.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 4.562 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 394.242 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një konference për mediat tha se janë disa arsye mbi dyshimet për prezencën e varianteve të reja të COVID19 në Shqipëri, që sipas saj duhen verifikuar nga analizat laboratorike.

Kategoritë
LajmeRajoni