Shqipëri, mbahet takimi i liderëve për nismën “Ballkani i Hapur”

Pas mbërritjes së delegacioneve ka filluar takimi i liderëve në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Në Tiranë po mbahet takimi i radhës për nismën “Ballkani i Hapur”, me pjesëmarrjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas mbërritjes së delegacioneve ka filluar takimi i liderëve në Pallatin e Brigadave, ku Zaev dhe Vuçiq janë pritur nga kryeministri Rama.

Pas takimit mes liderëve dhe seancës plenare me diskutime, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe Forumi i Agrikulturës dhe Bashkëpunimit Rajonal. Në fund të takimeve liderët pjesëmarrës do të mbajnë një konferencë për mediat.

Në takimet e sotme pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe të dhomave të tregtisë nga rajoni.

Kujtomë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia emërtuan nismën për bashkëpunim midis vendeve të Ballkanit Perëndimor nisma “Ballkani i Hapur”, ndërsa janë ftuar që pjesë e saj të bëhen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni