Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 76.350 dhe numri i të vdekurve në 1.358, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 896 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 76.350 dhe numri i të vdekurve në 1.358, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 46.420 dhe raste aktive janë 28.572.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 309 pacientë ë konfirmuar pozitivë.
Institucionet shëndetësore që nga fillimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 351.485 testime për personat e dyshuar me koronavirus.