Shqipëri, 7 të vdekur dhe 876 raste të reja me COVID-19

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 74.567 dhe numri i të vdekurve në 1.339

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 876 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 74.567 dhe numri i të vdekurve në 1.339, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 45.383, dhe raste aktive aktualisht janë 27.845.

Sipas ministrisë, në spitalet COVID-19 po trajtohen qindra pacientë të konfirmuar pozitivë.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.512 testime në 24 orët e fundit dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 343.833 testime.

Kategoritë
LajmeRajoni