Shqipëri, 20 të vdekur 847 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 110.521 dhe numri i të vdekurve në 1.876

Në Shqipëri janë regjistruar 20 të vdekur dhe 847 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 110.521 dhe numri i të vdekurve në 1.876.

Në orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72.853, ndërkohë raste aktive me COVID-19 janë 35.792.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.268 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 479.285 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi më 11 janar janë kryer 16.807 vaksina.

Përveç personelit shëndetësor po vijon edhe vaksinimi i të moshuarve mbi 80-vjeç.

Kategoritë
LajmeRajoni