Shqipëri, 17 të vdekur dhe 683 raste të reja me COVID-19

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 113.580 dhe numri i të vdekurve në 1.956

Në Shqipëri janë regjistruar 17 të vdekur dhe 683 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 113.580 dhe numri i të vdekurve në 1.956.

Ndërkohë janë shëruar edhe 697qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 75.887 dhe raste aktive janë 35.737.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 2.708 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 491.844 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Në Shqipëri vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janar janë kryer 20.275 vaksina.

Kategoritë
LajmeRajoni