Shqipëri, 14 të vdekur dhe 1.105 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 89.776 dhe numri i të vdekurve në 1.503

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 14 të vdekur dhe 1.105 raste pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 89.776 dhe numri i të vdekurve në 1.503.

Gjithashtu janë shëruar 746 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 54.362, ndërkohë, në spitale vazhdon trajtimi i 492 pacientëve.

Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 4.092 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 402.417 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Kujtojmë se nga data 11 shkurt hyjnë në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID-19, si ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët dhe ndalimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve nga ora 20:00 deri në ora 06:00 për një periudhë dyjavore.

Kategoritë
LajmeRajoni