Shkodra sërish nën ujë, 2315 Ha të përmbytura, kërkohet ndërhyrja e ushtrisë dhe ushqime

Rikthim i reshjeve në vend, ka kthyer edhe përkeqësimin e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.

Bashkia e Shkodër nga monitorimi i ditës së sotme 26.01.2021, paraqet këtë situatë përmbytjeve në qark.

Sipërfaqe totale e përmbytur  në Shkodër është 2315 Ha.

Konkretisht, hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.61 m (Kuota max 6.30 m).

Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme kemi rritje të nivelit të ujit me 2 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.83 m (Kuota max 8.70 m).

Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme kemi rritje të nivelit të ujit me 3 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.50 m (Kuota max 7.50 m).

Në krahasim me raportimin e orës 08.30 të ditës së sotme rritje të nivelit të ujit me 10 cm.

Situata në Njësinë Administrative Ana e Malit:

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Situata në Njësinë Administrative Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 910 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka presence uji me mbi 1 m

40 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Situata në Njësinë Administrative Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz, Ças.

Situata në Njësinë Administrative Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Situata në Njësinë Administrative Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Sipërme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Situata në Njësinë Administrative Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushën e Oblikës)

Kërkohet Varka ushtrie për të kaluar në rrugën e  Obotit.

Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Njësinë AdministrativeAna e Malit.

Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për Njësinë Administrative Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

Kategoritë
LajmeRajoni