Shitet për 22 milionë dollarë rezidenca “Neverland” e Michael Jackson-it

Rezidenca e këngëtarit amerikan të pop muzikës, Michael Jackson, në qytetin Los Olivos të shtetit të Kalifornisë është shitur për 22 milionë dollarë.

Rezidenca e këngëtarit amerikan të pop muzikës, Michael Jackson, në qytetin Los Olivos të shtetit të Kalifornisë është shitur për 22 milionë dollarë.

Sipas lajmit të BBC, rezidenca e vendosur në një sipërfaqe prej 1.100 hektarësh është blerë nga ish-shoku i Jackson-it, Ron Burkle.

Këngëtari i cili ndërroi jetë në vitin 2009, tokën e kishte blerë në vitin 1987 ndërsa rezidencën e quajtur “Neverland” e kishte shndërruar në një shtëpi me kopsht zoologjik dhe një park zbavitës.

Nën akuzat e abuzimit seksual kundër Jackson-it, pretendohej se këngëtari përdori rezidencën për të mashtruar fëmijë.

Kategoritë
Të ndryshme