SHBA, qindra fëmijë imigrantë të pashoqëruar rezultojnë pozitivë në COVID-19

319 fëmijë imigrantë të pashoqëruar që kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19 janë izoluar nga fëmijët e tjerë imigrantë, raportoi media amerikane duke u bazuar në të dhënat zyrtare.

Afërsisht 3 për qind e fëmijëve imigrantë të pashoqëruar që janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në SHBA nga kufiri jugor raportohet të jenë kenë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e lajmeve Axios, duke u bazuar në të dhëna nga Departamenti i Shëndetësisë i SHBA-së, shkroi se 319 fëmijë imigrantë të pashoqëruar që kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19 janë izoluar nga fëmijët e tjerë imigrantë.

Në lajm thuhet se shkalla e fëmijëve të infektuar në strehimoren në Corrizo Spring të Teksasit, i hapur nga administrata Biden muajin e kaluar, është rritur deri në 10 për qind.

Po ashtu raportohet se shkalla e fëmijëve imigrantë të pashoqëruar që rezultuan pozitivë ndaj COVID-19 në vitin 2020 ishte 7,4 për qind, që korrespondon me shifrën 2.897.

Zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë, Mark Weber, ka thënë se fëmijët imigrantë që janë testuar për COVID-19 pritet të jenë pozitivë në përqindjet e lartpërmendura dhe se autoritetet kanë marrë masat e nevojshme në 200 objekte në 22 shtete që i përkasin Departamentit.

Siç bëhet e ditur, mbi 11.500 fëmijë imigrantë të pashoqëruar banojnë në objektet që i përkasin Departamentit të Shëndetësisë.

Kategoritë
BotaLajme