S’funksionon kalldaja, nxënësi në Dragash detyrohet të marrë ngrohësen me vete në shkollë

jë prind në Komunën e Dragashit ka publikuar fotografi të djalit të tij, i cili po ndjek mësimet në shkollën fillore “Fetah Sylejmani”, por që në këto ditë kur temperaturat janë ulur, ai është detyruar të shkojë në shkollë me një ngrohëse të vogël, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Shkolla “Fetah Sylejmani” del të ketë probleme me kalldajën, ku dhe është shpallur tenderi për të blerë një të re.

Në bazë të njoftimit të kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit për Komunën e Dragashit, thuhet se vlera e parashikuar e kësaj kontrate kap shifrën e 12 mijë eurove.

Për rastin, prindi i fëmijës që ndjek mësimet në këtë shkollë pranë komunës së Dragashit, ka ironizuar duke thënë se një ditë do t’i marrin edhe bankat dhe karriget me vete.

“Tash e mas (me grialic) qeshtu n’shkoll e kemi,edhe naj dit kur t’marrin banka me karriga, i ka zon dimri pa pregadit se ngusht jemi ,rrnoft Komuna 😄”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Kategoritë
LajmeVendi