Serbia i dhuron Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina Pfizer

Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut 8000 vaksina Pfizer kundër koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeminisrti i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook.

“Kemi një lajm të bukur dhe të lumtur. Sot do të marrim 8000 vaksina Pfizer nga Serbia. Presidenti Vuçiç konfirmoi sot se Serbia do të na ndihmojë me vaksinat, të cilat ne do  t’i paguajmë me çmimin e blerjes.”

Ai shtoi se presidenti Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen si dhuratë, por Zaev ka insistuar që ato të paguhen.

“Ky është një akt solidariteti nga fqinji jonë për forcimin e miqësisë sonë. Jemi duke diskutuar për proceset teknike të shpërndarjes së vaksinave dhe punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë, të rriturit dhe kategori të tjera të rrezikuara do të vaksinohen  me dozat e para, ” ka shtuar ai.

Kategoritë
LajmeRajoni