Selmanaj: Ka ushtarë që pas orarit punojnë taksistë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka ngritur shqetësimin se ushtarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Sipas tij, të njëjtit po detyrohen të punojnë pas orarit si taksi e kamarierë.

Kështu u shpreh ai në seancë të jashtëzakonshme ku po diskutohet për çështjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Ka kohë që unë i shoh rrugëve të Kosovës, ushtarët tanë me auto stop duke pritur me i marrë dikush. Unë ka kohë që po shoh edhe po bisedojë, ka ushtarë të FSK-së që pas orarit të punës punojnë taksistë. Ka ushtarë të ushtrisë tonë që pas punës punojnë kamerierë. Ky është problem serioz.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi