Sekretari amerikan i Shtetit shpreh ngushëllime pas shpërthimit vdekjeprurës të minierës në Turqi

“Dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe urimet tona për shërim të plotë për të lënduarit”, tha Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përcolli ngushëllimet pas shpërthimit në minierën në provincën Bartın në Türkiye-n veriore, ku humbën jetën të paktën 41 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetëve nga shpërthimi i minierës në Bartın”, shkroi Blinken në Twitter, duke shtuar: “Dërgojmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe urimet tona për shërim të plotë për të lënduarit”.

Të paktën 110 minatorë po punonin nën tokë kur ndodhi shpërthimi mbrëmjen e së premtes.

Sipas ministrit të Energjisë Fatih Dönmez, gjetjet fillestare tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga gazrat e ndezshëm.

Kategoritë
BotaLajme