Kampion në ring dhe jashtë tij. Robin Krasniqi, boksieri që na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e tij, nuk lejon në asnjë rrethanë që shqiptarët apo simbolet e tyre të nëpërkëmben.
Në një intervistë dhënë për mediat kosovare, Krasniqi deklaron se do të kishte dhënë gjithçka për të qenë i pranishëm atë mbrëmje në stadiumin 974 kur një tufë me lojtarë serbë sulmuan Granit Xhakën.
“I kam ndjekur me shumë emocion ato momente dhe do të kisha dhënë gjithçka të isha aty përballë serbëve”, thekson Krasniqi.