Reshje bore në Prishtinë

Reshje bore ka filluar të ketë në qytetin e Prishtinës.

Ditë më parë, bora ka zbardhur edhe disa nga fshatrat e kryeqytetit.

Instituti Hidrometeorologjik më herët ka njoftuar se Kosovë sot do të mbajë mot vranësira të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ditë më parë tha për Telegrafin ka thënë se stina e dimrit do të jetë me temperaturat më të ulëta si dhe do të ketë reshje më të dendur të borës në krahasim me dimrat e kaluar.

“Ky dimër nuk do të jetë sikurse dimri tjetër, pasi gjatë gjithë verës kemi pasur një verë shumë të nxehtë deri në 38 gradë Celsius. Por, e veçanta është që kemi pasur një periudhë të gjatë të verës, që nga qershori deri në muajin tetor kemi pasur temperatura bukur të larta.

E, kjo energji sipas statistikave, sipas përvojës që kam në fushën e meteorologjisë kujtojë që do të jetë ‘negative’ gjatë dimrit. Apo që të jem më i qartë ky dimër do të jetë më i ftohtë se dimrat që kemi lënë pas. Do të ketë temperatura dhe më të ulëta, por do të ketë reshje të borës edhe më të dendur se në dimrat që i kemi kaluar”, ka thënë Aliu. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi