Raportohet se është zhdukur një person nga Prizreni, herën e fundit është parë në QKUK

Një person është zhdukur që nga 27 gushti 2024, ku herën e fundit është parë në QKUK, Prishtinë.

Portali lokal Prizrenpress, ka raportuar se bëhet fjalë për profesor Gani Rudaj.

Siç shkruan ky medium nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës.

Gazeta Express i ka shkruar Policisë së Kosovës për këtë rast, por akoma s’ka përgjigje.

Kategoritë
LajmeVendi