Kryeministri Edi Rama kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën, në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Berlin.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u ndal në një sërë çështjesh, por theksoi se Gjermania duhet të përmbushë pjesën e saj për lëvizjen e lirë të shqiptarëve të Kosovës.
Rama sqaroi po ashtu në prani në kancelarit gjerman, se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër, veçse siç thotë ai përpjekje për të jetësuar procesin e Berlinit. Kreu i qeverisë, u ndal edhe tek procesi i integrimit në BE, ndërsa tha se presin përgjigje pozitive në qershor.
Lidhur me konfliktin në Ukrainë, Rama tha se njëzëri me BE-në, dënojnë agresionin ushtarak të Rusisë, duke bërë thirrje që lufta të përfundojë sa më parë.
“Është kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim. Jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gatishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë që emër të tij për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Duke filluar nga përmbushja e një faze të procesit që shpresojmë të ndodhë në Këshillin e ardhshëm të muajit qershor. E çmojmë shumë konsideratën e Qeverisë Federale, për progresin që ne kemi bërë , por jemi të vetëdijshëm që kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet. Jemi të vendosur që ti bëjmë të gjitha ato që duhen bërë.



















