Rama jep lajmin e madh nga Stambolli: Kemi siguruar 1 milion vaksina

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se janë siguruar 1 milion vaksina kineze, shkruan Kosova Post.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në Facebook.

“Kemi siguruar 1 milion vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë.

“Për më shumë, pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”.

Ndryshe kujtojmë se vaksina kineze po përdoret gjerësisht në Kinë edhe në disa vende të Europës, ndërsa agjencia europiane e barnave po kryen studime për të miratuar përdorimin e vaksinës ruse Sputnik V.  Ndërkohë që më herët, Shqipëria ka siguruar rreth 90 mijë vaksina Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V.

Nga java e ardhshme do të fillojë vaksinimi masiv për të moshuarit.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreRajoni