Një qytetar nga Prizreni ka njoftuar se dy ditë më parë kabllot e rrymës me tension të lartë, në afërsi të shtëpisë së tij janë këputur.
Ai ka akuzuar KEDS-in se kanë dal në vendin e ngjarjes, duke bërë zhvendosjen e linjës së rrymës pa vendim me shkrim dhe pa marrëveshje me banorët, duke thënë se telin e kanë vendosur përreth shtëpisë së tij.
Ndër të tjera qytetari nga Prizreni, ka thënë se janë duke u ndjerë në rrezik, pasi që kabllo e rrymës tashmë është duke rënë për gjatë shtëpisë së tij dhe ka treguar se kanë derguar ankesë me shkrim në KEDS.“Më 10.19.2024, një kamion këput kabllot e rrymës me tension të lartë të cilat ka qenë të lidhura mespërmes rrugës. Vjen KEDSI, dhe bën zhvendosje të linjës as pa vendim me shkrim e as pa marrëveshje me banorët dhe nis punimet me 12. 09.2024 duke vendosur telin përreth shtëpisë me arsyetimin se nuk ka rrezik, ndërkohë kur pyeten pse nuk po e vendosin qysh u kanë thojnë “se ka qenë rrezik”. Qysh tensioni i lartë “nuk koka rrezik” ngjit me shpinë e “koka rrezik” mes rrugës. Po e theksoj se nuk kanë vendim, nuk kemi përgjigje nga KEDS-i për ankesën me shkrim që jua kemi drejtu.” – ka thënë ai.
Në bazë të pamjeve të dërguara në adresë të Gazetës Nacionale, aty shihet se tashmë në vendin e ngjarjes kanë dal edhe Policia e Kosovës dhe se KEDS po vazhdon punimet.