Qeveria e Kosovës ndan 100 mijë euro në luftën kundër DEASH-it

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës po ndan para për përkrahjen e Koalicionit Global kundër DEASH-it.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndajë 100 mijë euro në përkrahje të Koalicionit Global kundër organizatës terroriste DEASH, transmeton Anadolu.

Këtë vendim kabineti qeveritar i Kosovës e mori në një mbledhje elektronike, derisa pas mbledhjes njoftoi mediat për vendimin e marrë.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës po ndanë para për përkrahjen e Koalicionit Global kundër DEASH-it.

Në janar të vitit 2020 Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, kishte ndarë 250 mijë euro nga Fondi Rezervë për përkrahjen e këtij koalicioni.

Koalicionit Global për luftim të DEASH-it u formua në shtator 2014 me përbërje prej 86 shteteve anëtare.

Përtej fushatës ushtarake në Irak dhe Siri, Koalicioni është i përkushtuar për trajtimin e infrastrukturës financiare dhe ekonomike të DEASH-it, parandalimin e fluksit të luftëtarëve të huaj terroristë përtej kufijve, mbështetje për stabilizimin dhe rivendosjen e shërbimeve publike thelbësore në zonat e çliruara dhe kundër propagandës së grupit.

Sipas informacioneve në faqen zyrtare elektronike të këtij koalicioni, Republika e Kosovës është bërë pjesë e saj në vitin 2014 dhe është anëtare aktive e Grupit Punues për Komunikim.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi