Qeveria e Britanisës së Madhe ka publikuar efektet anësore të vaksinës kundër COVID-19

Shkruan Av. Faik MIFTARI

Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar përditësimin e pestë në të cilëntheksohen efektet anësore të padëshiruara të vaksinave kundër COVID-19 tëkompanive farmaceutike Pfizer/BioNTech dhe Oxford/Astrazeneca.Përditësimi i pestë përfshin efektet anësore të hyra në sistem të paraqitjes sëefekteve të padëshiruara të vaksinave MHRA në periudhën prej 9 dhjetorit 2020 gjer në 21 shkurt 2021. Gjatë një jave, pas përditësimit të katërt, i cili ka përfshirë efektet anësore gjer më 14 shkurt, janë shënuar edhe 2892 raste të efekteve të padëshiruara të vaksinës Pfizer dhe 11.490 raste të vaksinës Astrazeneca. Gjer 21 shkurt 2021 janë aplikuar 9,4 milion doza të vaksinës eksperimentale mRNA Pfizer/BioNTech me 85.179 raste të paraqitura të efekteve të padëshiruara. Gjer në të njëjtën datë janë aplikuar 8,4 milion doza të vaksinës Oxford/Astrazeneca me 157.637 raste të efekteve anësore. Prej datës 8 dhjetor 2020 nga aplikimi i vaksinës Pfizer-BioNTech 12
persona kanë humbur të pamunit në tërësi(janë verbëruar), ndërsa janë paraqitur 1242 çrregullime në shqisat e të pamunit si efekt anësor i vaksinës Pfizer. Vaksina Oxford/Astrazeneca aktualisht ka rezultate edhe më të këqija, edhe pse janë pranuar 1 milion doza më pak se vaksinat Pfizer-BioNTech gjer 21 shkurti 2021. Javën e kaluar numri i personave që janë verbëruar është dyfishuar për gjatë dy javëve, duke u rritur nga 8 persona më 31 janar 2021, në 16 persoan më 14 shkurt 2021. Ndërsa numri i rasteve të paraqitura lidhur me çrregullimet në shqisat
e të pamunit nga vaksina Oxford/Astrazeneca është rritur nga 456 persona për vetëm 7 ditë në gjithsejtë 1613 persona.
Shtrohet pyetja edhe sa njerëz duhet të verbërohen që qeveria e Britanisë së Madhe të ndërpres implementimin e këtyre vaksinave eksperimentale tek njerëzit? Nga 21 shkurti 2021 pas pranimit të vaksinës Pfizer 1 person ka vdekur si pasoj e infarktit në tru. Poashtu 10 njerëz kanë pësuar hemorragji cerebrale pas së cilës 3 persona kanë vdekur, 48 persona kanë përjetuar sulm cerebrovaskular nga i cili 3 persona kanë vdekur, etj. Sulmi cerebrovaskular është vdekja e qelizave të trurit nga mungesa e depërtimit të oksigjenit. Nga 21 shkurt 2021 pas pranimit të vaksinës Pfizer/BioNTech janë paraqitur 135 paraliza të fytyrës, ndërsa nga vaksina e Oxford/Astrazeneca janë paraqitur 53 persona të cilët kanë pësuar paralizë të fytyrës. Pas pranimit të vaksinës Oxford/Astrazeneca kemi rritje të sulmeve konvulsive(gërqeve, sulmeve epileptike, mioklonike, febrile, etj) nga 45 persona në 182 persona, nga të cilët 1 person ka vdekur. Gjer më 14 shkurt 2021 8 femra kanë abortuar fëmijën pasi pranimit të vaksinës Pfizer/BioNTech, ndërsa gjatë gjatë një jave ky numër u rrit në 16 femra të cilët kanë abortuar fëmijën si pasojë e pranimit të vaksinës Pfizer/BioNTech. Gjer 21 shkurt 2021 pas pranimit të vaksinave kundër COVID-19 janë shënuar gjithsejtë 212 persona që kanë vdekur në Britaninë e Madhe nga vaksina Pfizer-BioNTech, ndërsa 244 persona që kanë vdekur si pasojë nga vaksina Oxford/Astazeneca. Pas këtyre shifrave të numrit të vdekurve dhe efekteve anësore të padëshiruara nga vaksinat eksperimentale që po implementohen tek njerëzit në Britaninë e Madhe, a thua janë aq të sigurta vaksinat kundër COVID-19 si po reklamojnë me të madhe në mediat kompanitë farmaceutike që janë duke prodhuar
vaksinat, si preventivë kundër një sëmundjeje ngjitëse COVID-19, nga e cila vetëm 0,2 % vdesin nga numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë? Pas këtij publikimi të qeverisë së Britanisë së Madhe lidhur me efektet anësore të vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Oxford/Astrazeneca, çdo qytetar i Kosovë duhet të mendojë mirë para se të vendos të vaksionohet kundër virusit
COVID-19, duke pas parasysh të gjitha efektet anësore të vaksinimit të cilët mund të shkaktojnë vdekjen apo shkaktimin e efekteve të shumta të padëshiruara
anësore. Për të gjithë ata lexues që dëshirojnë të shohin më gjerësisht raportin e qeverisë së Britanisë së Madhe për efektet anësore të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Oxford/Astrazeneca në origjinal mund të gjejnë në linqet e mëposhtme.

Burimi: https://dailyexpose.co.uk/2021/03/06/uk-gov-release-5th-update-on-
adverse-reactions-to-the-covid-jabs/
Burimi:https://www.gov.uk/government/publications/coronavirus-covid-19-
vaccine-adverse-reactions/coronavirus-vaccine-summary-of-yellow-card-
reporting#annex-1-vaccine-analysis-print


Vërejtje: Qëndrimet e autorëve nga kjo rubrikë, nuk domethënë që përfaqësojnë në mënyrë automatike edhe qëndrimet e redaksisë. Megjithatë, njohja e këtyre qëndrimeve është në interes të lexuesve, prandaj edhe publikimi i tyre. Për rrjedhojë autorët mbajnë përgjegjësi të plotë për sa u përket qëndrimeve rreth çështjeve të shtjelluara në fjalë.

Kategoritë
OPINIONE