Qe 16 muaj nga sulmet në veri, gazetarët të dekurajuar edhe pas raportimit të tyre

Kanë kaluar mbi 16 muaj që kur ndodhi një varg sulmesh ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – por as ata dhe as organizata që i përfaqëson, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), nuk kanë ndonjë informacion zyrtar nëse organet e rendit dhe ato të drejtësisë kanë ndërmarrë veprime ligjore ndaj autorëve.

Nga AGK-ja thonë se Dita ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë së krimeve ndaj gazetarëve, e cila shënohet më 2 nëntor, i gjen gazetarët në Kosovë të dekurajuar për raportimin e sulmeve ndaj tyre, për shkak të ndëshkimeve të buta ose fare, si dhe mungesës së informatave zyrtare nga institucionet e rendit dhe ligjit, lidhur me trajtimin e rasteve të tyre.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi