Punëtori vdiq pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren, arrestohet një person

Të premten një punëtor vdiq pasi ra nga kati i një ndërtese në ndërtim e sipër në Prizren.
Ai është J.K, i moshës 48 vjeçare nga Prizreni.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka marr informate se ne rrugën e “Besim Shala” në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tret i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasoj e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjeçar nga Prizreni. Per rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dal ne vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhë provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.”

Policia sot njoftoi se lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Ai është dërguar në mbajtje.

“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS ME PASOJË VDEKJE- Prizren 13.09.2024-17:00. Lidhur me rastin, sot më datën 14.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Kategoritë
LajmeVendi