Kombëtarja kroate e futbollit ka mbetur pa shërbimet e lojtares standarde të ekipit të parë Borna Sosa për ndeshjen e 1/16-tës së Kupës së Botës në Katar kundër Japonisë, shkruajnë mediat vendase.
Ky mbrojtës i majtë, i cili u vendos në formacionin e parë të trajnerit Dalić, u largua për shkak të virusit dhe edhe pse testet e koronës rezultuan negative, ai nuk u paraqit në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të luajë në ndeshjen kundër Japonisë.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes u bë e ditur se Sosa ndihej i rraskapitur pas ndeshjes me Belgjikën dhe të tria ndeshjet i luajti në fazën e grupeve ku kroatët luajtën kundër Marokut, Kanadasë dhe Belgjikës.
Borna Sosa also missed out on today's training with the squad.
Looks like Borna Barišić will have to step into the LB position tomorrow.#TeamCroatia #FIFAWorldCup #Vatreni pic.twitter.com/2BIk9siiGI
— Croatian Football 🇭🇷🇺🇦 (@CroatiaFooty) December 4, 2022
Mediat kroate shkruajnë se në vend të Sosës në formacionin titullar do të luajë Borna Barišić, ndërsa ndaj Japonisë ndoshta nuk do të luajë as mbrojtësi i Bayernit Josip Stanišić.
Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Japonisë do të luhet të hënën me fillim nga ora 16:00.