Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shkoi në Bosnjë dhe Hercegovinë për vizitë
I mirëpritur me një vërshim dashurie në kryeqytetin Sarajevë, Erdogan së pari vizitoi varrin e Aliya Izetbegoviç, Presidentit të parë të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Boshnjakët duke pritur jashtë Xhamisë Bascarsija, shprehën kënaqësinë e tyre me ardhjen e Presidentit Erdogan në vendin e tyre.
Një nga boshnjakët tha se i ishte lutur Zotit që Erdogan të vazhdonte të shërbente si President i Turqisë për shumë vite.
Zinka Sehovic nga Sarajeva deklaroi se i pëlqen të mirëpres mysafirë dhe tha: “Jam e lumtur. Erdogan dhe Turqia na kanë ndihmuar shumë në çdo fushë.”
Zijad Grçiç gjithashtu deklaroi se ardhja e Erdoganit në Sarajevë e bëri atë shumë të lumtur dhe tha: “Uroj që ai të vijë më shpesh dhe të vizitojë të gjitha pjesët e Bosnjës dhe Hercegovinës, jo vetëm Sarajevën.” tha ai.
Duke theksuar se Presidenti Erdogan është mik i Bosnjës dhe Hercegovinës, Grçiç tha se është i lumtur që restaurohet Xhamia Bascarsija dhe se populli i Sarajevës nuk do ta harrojë atë.
Presidenti Erdoğan, i cili erdhi në kryeqytetin Sarajevë për të realituar takime zyrtare, u shoqërua nga gruaja e tij Emine Erdoğan, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, Ministri i Tregtisë Mehmet Muş, Drejtori i Komunikimeve Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi Presidencial İbrahim Kalın.