24.56% e votave apo 14 kuti nga 57 gjithsej të votave me postë janë numëruar deri tani, ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes faqes së saj.
Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 68.44% apo 3 mijë e 312 Vota, duke lënë pas partitë e tjera me përqindje shumë më të vogël, shkruan Reporteri.net.
E dyta renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.67% apo 855 vota, kurse e treta është Aleanca me 6.22% apo 301 vota.
E katërta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 6.20% apo 300 vota.

















