Presidenti kroat, Zoran Milanoviç tha se udhëheqwsia serbe, e cila ende nuk e ka dënuar agresionin rus, tani është në “zjarr” dhe se ai “po pret të shohë se çfarë do të ndodhë”.
Ai vlerësoi se Beogradi aktualisht është i dobët dhe nuk ka kapacitet për veprim agresiv.
“Udhëheqja serbe nuk di çfarë të thotë, ata janë në zjarr”, tha ai.
“Beogradi po luan një lojë, ata presin që rusët të hyjnë në Kiev. Beogradi është i dobët, çfarë do të sulmojnë? Kosovën? Çfarë? Pistoleta uji?” ka thënë Milanovic.
“Dodik? Me çfarë, me mbështetjen e kujt? Epo, aeroplanët rusë nuk mund të fluturojnë mbi anëtarët e NATO-s,” tha ai.
“Ata janë ulur dhe shikojnë se çfarë po ndodh. Ndoshta është koha që Beogradi të vendosë nëse do të anëtarësohet në BE. Nëse Vuçiç njeh Donbasin, atëherë njohja e Kosovës duhet të justifikohet. Ata vetë kanë hyrë në një rreth të vështirë dhe vicioz” tha ai.


















