Presidenti Erdogan nesër viziton Uzbekistanin

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin Tashkent të Uzbekistanit.

Parashikohet që gjatë vizitës së Presidentit Erdogan të mbahet edhe takimi i dytë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Uzbekistan.

Pritet që marrëdhëniet e partneritetit strategjik mes vendeve të ngrihen në nivelin më të lartë me marrëveshjet dypalëshe që do të nënshkruhen gjatë vizitës së Erdoganit me një delegacion të madh.

Takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë të formuar në vitin 2018 u mbajt në vitin 2020 në Ankara.

Kategoritë
BotaLajme