Pranoi që kreu 11 vjedhje, arrestohet 28 vjeçari në Kaçanik

Është arrestuar një person për vjedhje në Kaçanik. 28 vjeçari në prezencë të avokatit ka pranuar se ka kryer 11 vjedhje nëpër lokale e shtëpi të ndryshme.

Pas arrestimit 28 vjeçarit i janë konfiskuar shumë pajisje e gjësende të ndryshme të cilat i kishte fshehur i dyshuari.

“Një punë e suksesshme operative e hetueseve të Stacionit Policor të Kaçanikut, ka rezultuar me zbardhjen e një sërë rastesh të vjedhjeve të ndryshme në qytet dhe rrethinën e Kaçanikut gjatë muajit Dhjetor 2020 dhe muajit Janar 2021. Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, J.B. (m/Kosovar /28 vj.) i cili gjatë procesit të hetimeve e në prezencë të avokatit ka pranuar gjithsejt 11 vepra të kryera nga ai në shtëpia dhe lokale të ndryshme . Pas arrestimit të të dyshuarit, gjatë kontrollit të kryer në disa lokacione ku i dyshuari kishte qëndruar kohëve të fundit , policia ka gjetur dhe konfiskuar shumë pajisje, vegla pune dhe gjësende tjera si veshje të ndryshme, këpucë dhe gjëra ushqimore, të cilat i dyshuari kishte fshehur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Po ashtu të dyshuarit i janë gjetur e konfiskuar shufra metalike e kaçavida të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpi e lokalet ku ka kryer vjedhjet.

“Gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar edhe mjete si shufra metalike dhe kaçavida ,mjete të cilat janë përdorur për depërtim në shtëpitë dhe lokalet e ndryshme ku janë kryer vjedhjet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit,me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari lirohet dhe lënda shkon në procedurë të rregullt.

Kategoritë
LajmeVendi