Policia publikon fotot e tre të rinjve, kërkohen për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”

Policia e Kosovës ka publikuar fotografit e tre të rinjve, të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në një qendër tregtare në Prishtinë dhe kërkon nga qytetarët bashkëpunim për identifikimin e tyre.

“Sektori i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Shpërdorim i pasurisë së huaj, që ka ndodhur muajin e kaluar, saktëson PK.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, theksohet në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi