Senad Ramoviq Becan u vra në një përleshje me policinë në territorin e Novi Pazarit.
Siç raporton RTS, Ramoviqi refuzoi të dorëzohej dhe gjatë arrestimit qëlloi ndaj policisë, për çka anëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste e likuiduan.
Ramoviqi ishte qiradhënës i Milosh Zhujoviqit, i cili më 29 qershor e plagosi rëndë me hark policin Milosh Jevremoviq, ndërsa po siguronte ambasadën izraelite në Beograd.
Ramoviqi më parë ishte dënuar me 13,5 vjet burg për terrorizëm, dhe një herë kishte rrëfyer se kishte përgatitur një sulm terrorist në Beograd.
Ramoviqi u arrestua në vitin 2007 pas një përleshjeje me armë me policët në fshatin Trnava afër Novi Pazarit. Atëherë u arrestuan edhe 14 bashkëpunëtorë të tjerë të Ramoviqit.
Ata u akuzuan për planifikimin e vrasjes së myftiut të atëhershëm Muamer Zukorliq, si dhe për përgatitjen e sulmeve terroriste në Beograd dhe Novi Pazar.