Policia demonstron para Kurtit se si mbron personalitetet dhe si përballet me turmat, marrin komplimente nga ai

Kryeministri Albin Kurti thotë se Policia e Kosovës e ka dëshmuar se është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja jo vetëm në rajon.

Kurti këto fjalë i tha për nder të shënimit të 25 vjetorit të Policisë së Kosovës, ku ky i fundit mori pjesë edhe në demostrimin e pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës që u zhvillua pas ceremonisë qëndrore.

“Ky demonstrim i njësive të specializuara të policisë sonë, nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, e para tij puna e përditshme dhe rezultatet e larta, dëshmojnë se ajo është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja jo vetëm në rajon”, shkroi Kurti.

Kategoritë
LajmeVendi