Pas problemeve me Spanjën, katalunasit i dalin në krahë Kosovës

Disa javë para zhvillimit të ndeshjes Spanjë – Kosovë, kanë filluar polemikat në lidhje tretmanin që do t’ia bëjnë spanjollët vendit tonë.

Ministria e Jashtme e Spanjës ka rekomanduar që Kosova të mos trajtohet si vend sovran, himni të konsiderohet si muzikë dhe flamujt të mos vendosen afër njëri tjetrit.

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ndaj provokimit të homologëve të tyre spanjollë, duke kërcënuar se nuk do ta zhvillojnë ndeshjen me këto kushte, shkruan Indeksonline.

Kjo ngjarje ka marrë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare. Personalitete të ndryshme nga e gjithë bota kanë komentuar në lidhje me ngjarjen.

Tretmani që po i bën Spanja – Kosovës, nuk po i pëlqen katalunasve. Njëri prej tyre ka reaguar në Twitter duke i uruar mirëseardhje Kosovës

Kategoritë
LajmeSport