Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante mbuloi fjalë për fjalë çdo teh të fushës në një shfaqje kolosale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Kante, i cili u zgjodh ‘Lojtari i ndeshjes’ ndihmoi Chelsean të mposhte Realin me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ndërsa u kualifikuan në finale falë rezultati përfundimtar 3-1.
Francezi i ‘vogël’, i cili po agjëronte, dha një nga paraqitjet e tij më të mira me fanellën e Chelsat, duke dominuar absolutisht mesin e fushës.
? Brilliant transitions both from defence to attack and from attack to defence! N'Golo Kanté takes the prize after another big semi-final display ?#UCLPOTM | #UCL pic.twitter.com/wuMcwR9QqY
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 5, 2021
Ai kontrolloi mesfushën, duke mohuar kërcënimin e Luka Modric dhe Toni Kroos – prishi lojën e kundërshtarit dhe niste sulmet e ekipit të tij në një paraqitje heroike.
Kante luajti një rol të madh në golin e parë të skuadrës së tij ndërsa Timo Werner goditi me kokë nga afërsia për të hapur rezultatin në Stamford Bridge.
N'Golo Kanté vs Real Madrid.
pic.twitter.com/edzLuYzhOw— ??? (@JuannDis) May 5, 2021
Ai vazhdoi të orkestronte procedurat në mes të fushës dhe tregoi ritmin e tij deri në minutat e fundit, duke krijuar edhe një kundërsulm sublim me Wernerin.