“Para se të dëgjohej ezani këtu, u dëgjuan kambanat e kishës ne jemi serbë ortodoksë, jo boshnjakë“, fjalmi fashit i politikanit serb në Bosnje

Duke folur në parlamentin e Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, kreu i DNS mbajti një fjalim sikurse lideri i tij  serb Milorad Dodik.

Kreu i DNS Nenad Nesic, në fjalimin e tij në parlament, ishte shovinist, nacionalist dhe ksenofob.

Nesic shpjegoi të gjitha mendimet e tij, të cilat ishte mësuar t’i dëgjonte nga Dodik.

Në fjalimin e tij të urrejtjes, Nesic bëri këto deklarata. “Para se të dëgjohej ezani këtu, u dëgjuan kambanat e kishës. Ne jemi serbë ortodoksë, jo boshnjakë, dhe ky është shteti që kemi krijuar, Republika Serbska”, tha ai.

Republika Srpska, një strukturë brenda Bosnjës, vazhdimisht bën thirrje për ndarje nga Bosnja. Ata gjithmonë deklarojnë se nuk e njohin shtetin boshnjak dhe se janë Republika Srpska dhe rrisin tensionin.

Kategoritë
LajmeRajoni