Osmani udhëton për në El Salvador, do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të rizgjedhur

Madam President Vjosa Osmani-Sadriu speaks to the press after the formal ceremony of signing the application form for European Union Membership on behalf of the Republic of Kosovo on Wednesday, Dec 14, 2022. This process is expected to take years, if not decades, amid tensions with neighbouring Serbia. Serb protesters in northern Kosovo have blocked main roads in recent days following an exchange of fire with police after the arrest of a former Serb police officer suspected of involvement in terrorism.

Me ftesë të homologut të saj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në El Salvador.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës së El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentja Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Republikën e El Salvador. Vizita e Presidentes Osmani është e para e një kreu të shtetit të Republikës së Kosovës në këtë shtet.”

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të rizgjedhur, Nayib Bukele, por gjatë takimit atje ajo do të zhvillojë disa takime.

“Presidentja do të marrë pjesë në Inaugurimin e Presidentit të ri-zgjedhur Nayib Bukele. Gjatë qëndrimit në San Salvador, Presidentja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me udhëheqës shtetëror të El Salvadorit, duke filluar me Presidentin Bukele. Fokusi i këtyre takimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimit ndërshtetëror si dhe forcimi i aleancave ekzistuese dhe krijimi i aleancave të reja me shtete në rajonin e Amerikës Latine.”Presidentja po ashtu do të zhvillojë një sërë takimesh të tjera bilaterale me përfaqësues të shteteve të tjera, me qëllim të forcimit të pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, si dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral në fusha të interesit të përbashkët.”

Kategoritë
LajmeVendi