Presidentja Vjosa Osmani ka pritur dje në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier.
Presidenca tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend si dhe “përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës e SHBA-së” në fusha të ndryshme.
Në takim u diskutua edhe për agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritshmëritë dhe aktivitet gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, thuhet në njoftim.