Osmani ka takuar të enjten kryesuesin e Presidencës boshnjake, tregon çfarë ka biseduar me të

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar për takimin që ka mbajtur të enjten me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.

Ajo tha se dy shtetet kanë një të kaluar të dhimbshme dhe një të ardhme të përbashkët në BE e NATO.

“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në takimin me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Bećirović, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”, ka shkruar Osmani.

Kategoritë
LajmeVendi