Numri i banorëve në Mal të Zi kalon shifrën 623 mijë, shqiptarët përbëjnë 5 për qind të popullsisë

41,12 për qind e atyre që jetojnë në Mal të Zi janë malazezë, 32,93 për qind serbë, 9,45 për qind boshnjakë, 4,97 për qind shqiptarë dhe 2,06 për qind rusë.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi të zhvilluar në dhjetor të vitit 2023, popullsia e vendit arrin në 623.633 banorë ndërsa shqiptarët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë.

Instituti Statistikor i Malit të Zi (MONSTAT) shpalosi rezultatet e regjistrimit të popullsisë të mbajtur në vend në periudhën 3-28 dhjetor 2023, ku numri i banorëve është regjistruar të jetë 623.633.

Sipas të dhënave të publikuar nga MONSTAT, 71,1 për qind e popullsisë janë ortodoksë, 19,99 për qind mulsimanë, 3,27 për qind katolikë.

41,12 për qind e atyre që jetojnë në Mal të Zi janë malazezë, 32,93 për qind serbë, 9,45 për qind boshnjakë, 4,97 për qind shqiptarë dhe 2,06 për qind rusë.

Gjithashtu, 49,2 për qind e popullsisë janë meshkuj ndërsa 50,8 për qind femra.

Përderisa mosha mesatare në vend është 39-vjeç, është regjistruar se 34,52 për qind e popullsisë flasin gjuhën malazeze dhe 43,18 për qind flasin serbisht.

Censi i fundit në vend ishte bërë në vitin 2011 ndërsa para atij në 2003.

Kategoritë
LajmeRajoni